Manaj: Kam oferta nga vendet e Ballkanit, klubi vendos për mua
25 dhjetor 2019
| 14:50
Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për sulmuesin perspektiv të Trepçës ’89, Arb Manaj.
Golat e realizuara në gjysmën e parë të edicionit 2019/20 kanë bërë që në adresë të Manajt të mbërrijnë oferta të ndryshme. Duke u shprehur shumë i lumtur që ishte pjesë e formacionit të vitit në Superligë, Manaj foli edhe për të ardhmen.
“Ka oferta shumë, mirëpo kam kontratë me Trepçën ’89 dhe duhet ta respektoj. Të ardhmes nuk i dihet, mirëpo ’89-shi është klubi që më ka kthyer në futboll dhe më ka shëruar, andaj çdo vendim që e merr klubi për shitjen apo qëndrimin tim, e respektoj në maksimum”, ka thënë Manaj për “Olle”. “Emra skuadrash nuk mund të jap, mirëpo kam pasur edhe oferta jashtë shtetit, kryesisht në Ballkan”, ka shtuar Manaj.