Manaj kërkohet nga Beshiktashi
15 janar 2025
| 13:52
Rey Manaj shumë shpejt mund të jetë shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicës. Sipas medieve turke sulmuesi i Sivasspor shikohet nga Beshiktashi si profili i duhur për të përforcuar repartin e sulmit.
Shtypi turk shkruan se kartoni i Manaj, i cili vlen rreth 4 milionë euro, është i përballueshëm për Beshiktashin. Klubi në fjalë madje ka nisur bisedimet me Sivasspor pasi ka marrë miratimin e shqiptarit. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, ka një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e skuadrave si: Watford, Barcelona, Spezia, Inter dhe Granada.
Këtë sezon, lushnjari në 12 ndeshje të zhvilluara ka 4 gola të realizuar dhe 1 asistim, teksa me kombëtaren ka 7 gola në total.