Manaj: Ndihem mirë te Sivasspori
23 korrik 2024
| 10:52
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj ka nisur stërvitjen me Sivassporin, pavarësisht thashethemeve për një lagim të mundshëm.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu. Kam qenë gjithmonë në komunikim me Sivassporin për transferimin tim. Ata nuk donin të më dërgonin nën vlerën time. Evropiani ishte shumë i mirë për mua. Momentet më të mira të jetës sime i kam kaluar me fanellën e vendit tim. Por tani jam në Sivasspor me gjithë përqendrimin tim”, ka thënë Manaj.