Manaj në formacionin e javës në Turqi  

09 janar 2024 | 15:08

Ajo që bëri ishte prej një sulmuesi të madh. Rey Manaj e mori vlerësimin e duhur pas shkëlqimit që pati në sfidën e javës së fundit në Superligën e Turqisë, me sulmuesin shqiptar që u përzgjodh në formacionin e javës pasi mori një notë shumë të mirë, pra ishte ndër 11 lojtarët kryesorë të të gjitha ndeshjeve.

Manaj realizoi dy gola dhe skuadra e Sivasspor mori një fitore të madhe e të papritur në fushën e Kayserispor, me shifrat 3-1. Një skuadër e mesit të tabelës ia doli në stadiumin e asaj që ishte në vendin e katërt.

Shqiptari i vuri vulën suksesit duke fituar penalltinë e duke shënuar për 2-1, si dhe duke krijuar e shënuar edhe golin e tretë. Një kundërsulm në sekondat e fundit ishte vrasës.

Në formacionin e javës janë lojtarë të njohur si Livakovic, Under apo Szyimanski. Manaj ka 8 rrjeta në 15 ndeshje të Superligës së Turqisë deri tani duke qenë i katërti në renditjen e golashënuesve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka…