Manaj prezantohet te Sivasspori
22 gusht 2023
| 14:25
Rey Manaj është zyrtarisht futbollist i Sivasporit në Superligën e Turqisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është prezantuar sot tek klubi turk.
Ai ka zgjedhur që të shmangë gjuhën shqipe dhe të flasë spanjisht gjatë prezantimit. Ai ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin i cili ka si synim që të kthehet përsëri në kompeticionet ndërkombëtare.
Manaj është jashtë fushave të lojës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një dëmtim e la atë përfundimisht jashtë planeve të Watford dhe mbylli para kohe aventurën e tij në kampionatin anglez.