Manaj shënon katër gola në Kupën e Turqisë

30 nëntor 2021 | 16:31

Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Arb Manaj ka shënuar katër gola sot për skuadrën e tij Bandirmaspor në fitoren 5:0.

Manaj ka nisur ndeshjen si titullar sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë të rrethit të katër kundër Sanliurfaspor.

Ai golin e parë e shënoi në minutën e tetë, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 51-të.Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, het-trikun e kompletoi në minutën e 81-të.

Golin e fundit personal të ndeshjes e shënoi në minutën e parë shtesë (91’).

Manaj sot dhe zhvilloi 90 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Antonela në një bisedë me Donaldin ka…