Manaj shpallet lojtari i ndeshjes pas dy golave ndaj Kayserisporit
07 janar 2024
| 15:57
Rey Manaj po vazhdon me formë të lartë këtë edicion në Superligën e Turqisë, aty ku po paraqitet në radhët e Sivassporit.
Sulmuesi shqiptar edhe këtë xhiro e futi emrin e tij në mesin e golashënuesve të ekipit.
26-vjeçari shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-1 të Sivassporit në udhëtim ndaj Kayserisporit, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit turk.
Performanca e tij e jashtëzakonshme u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore.
Manaj përveç dy golave të shënuar fitoi edhe një penallti të cilën e konkretizoi vet në gol. Ai gjithashtu pati 3 gjuajtje brenda kuadratit të portës, ku dy prej tyre gjetën rrjetën.
Ai tani ka kapur shifrën e tetë golave të shënuar në kampionat, teksa ka luajtur 15 ndeshje.