Manaj: Shqipëria synon fitore kundër Kazakistanit dhe Lituanisë

07 tetor 2020 | 17:19

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka deklaruar se Shqipëria synon fitore kundër Kazakistanit dhe Lituanisë për ndeshjet e Nations League.

Gjatë konferencë për medie, ai ka pranuar se ka më shumë përgjegjësi mbi vete dhe se do të bëjë maksimumin që Shqipëria të marrë rezultate pozitive në këto dy sfida.  “Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim maksimum. Kishim arritur një ekuilibër dhe duhet t’i fitojmë këtë ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja”, ka deklaruar Manaj.

Sipas tij, konkurrenca ndikon në arritjen e rezultateve. “Formacioni caktohet nga trajneri. Uroj të jenë të gjithë sulmuesit. Nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi apo pastaj. Sa më shumë të jenë aq më mirë është. Konkurrenca ndikon për mirë për ne”, ka shtuar sulmuesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me…