Manaj: Tek Interi isha i pamatur, tani punoj shumë në stërvitje

16 shkurt 2024 | 16:12

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj po kalon një nga momentet më të mira në karrierë. Manaj po shkëlqen te Sivassporin në elitën e futbollit turk.

Në 24 ndeshje të luajtura deri më tani mes Superligës dhe Kupës së Turqisë, Manaj ka shënuar plotë 16 gola, duke e bërë pikën kyçe të Sivasspor.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “TRT” në Turqi, 26-vjeçari nga Lushnja ka treguar arsyen e formës së tij të mirë. Ai thotë që ai po punon shumë në çdo seancë stërvitore, madje tregon për veten e tij kur ishte te Interi në Itali.

“Talenti nuk është asgjë përpara punës. Unë punoj shumë, godas portën dhe provoj goditjet pas çdo seance stërvitore. Kam qenë te Interi në një moshë shumë të re. Atje isha i pamatur, isha në një klub të madh. Presioni bëri që të mos jepja maksimumin tim. Megjithatë arsyeja se pse po shpërthej tani te Sivasspori është fakti se jam i pjekur dhe mund të nxjerr gjithçka nga vetja, është kulmi i fuqisë sime. Në vitin e shkuar, kishte shumë ekipe nga Turqia që më donin, por ekipi i parë ishte Sivasspori dhe unë i kisha dhënë një fjalë presidentit, nuk mund t’i dilja nga fjala. E di që ka shumë ekipe që më duan, por tani jam i fokusuar vetëm te Sivaspori”, është shprehur Manaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të pajisjeve teknike për t’u dëgjuar dëshmitari Agim…