Manastiri i Deçanit po bën politikë të gabueshme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka kundërshtuar veprimin e Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selmanaj ia ka rikujtuar Sava Janjiqit memorandumin e arritur kohë më parë për asfaltimin e rrugës ekzistuese në gjatësi 2.4 kilometra në zonën e mbrojtur.
Sipas tij, në këtë mënyrë Manastiri i Deçanit po bën politikë të gabueshme duke dalë kundër interesit të vet dhe të komunës.
Ish-kryetari i Komunës së Deçanit ka bërë me dije se këto pengesa Manastiri po i bën në mënyrë që komuna ta ndryshojë qëndrimin rreth pronave të “Apiko”-s dhe “Ilirisë”, pronësinë e të cilave e kërkon Manastiri i Deçanit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)