MANASTIRI EDHE DE JURE FLET SHQIP
Ismet Sylejmani
-Manastiri në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip
Në këtë vit mbushen 110 vite nga koha kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, dhe sot më 14 mars 2018, Parlamenti i Maqedonisë nën drejtimin e Komandantit të UÇK-së, figurës madhore të popullit shqiptar Talat Xhaferi, bëri realitet ligjor e kushtetues zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni! Populli shqiptar në Maqedoni, e ka në sofrën e tij Manastirin, qytetin historik të shkronjave të shqipes.
Manastiri i Maqedonisë po bëhet i fundit që edhe de jure do të flas shqip, ndonëse ishte i pari që i vendosi themelet e shqipes!
Manastiri edhe de jure nuk do të mund të fliste shqip, sikur në podiumin historik të udhëheqjes së popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, të mos ngjitej udhëheqësi i madh e i lavdishëm i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Kombi ynë sot është në festë!
Buzëqeshin kryeudhëheqësit e Kombit!
Delegatët e Kongresit historik të Manastirit gëzohen edhe pse është vonë kjo e arritur, por ata nuk e dinë se sa shumë ka vuajtur populli shqiptar që e ka folur dhe ruajtur gjuhën shqipe në Maqedoni!
Emblemat historike të ushtrive çlirimtare sot shkëlqejnë edhe më shumë.
Në ballin e festës së popullit shqiptar në Maqedoni, pos gjakut të derdhur për liri nga Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, sikur gjithmonë, është ilegali i famshëm, Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, shoku e bashkëluftëtari i Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe shumë të rënëve për liri dhe shokëve të gjallë, të cilët së bashku i gëzohen kësaj ngjarje epokale e historike.
Vijnë e do të vijnë ditë edhe më të mira, do të shënohen të arritura të mëdha e të gjithanshme, por ato tani e tutje, do të kenë një të veçantë, sepse do të jenë të shënuara e të shoqëruara edhe nga shqipja zyrtare edhe në Maqedoni, ashtu sikur në Kosovë e Shqipëri!
Prishtinë, 14 mars 2018!