Manastiri i Deçanit, Konjufca në opozitë kërkonte anulimin e vendimeve të kohës së Millosheviqit (video)

13 mars 2024 | 12:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se i ka kërkuar nga Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.

Mirëpo, gjatë kohës sa ishin në opozitë, zyrtarët e lartë të LV-së tashmë në pushtet, kundërshtonin ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Një video nga fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë kohës sa ishte në opozitë, vendimi e Kushtetueses e quante vendim të kohës së Millosheviqt.

Ai në këtë fjalim kërkonte qe të anulohet vendimi me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjitha këto vendime që janë të kohës së Millosheviqit dhe viteve të 90-ta ajo që na duhet si Kuvend i Republikës së Kosovës është që të anluohen me shumicë të votave, këtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, kishte thënë Konjufca.

Ndërkohë, Kurti në mbledhje të Qeverisë, ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të anëtarësimit të Kosovës Këshillin e Evropës.

“Kërkohej vendim i arsyeshëm, por jo i drejtë. Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet të bëjmë hapa përpara si vend sovran. Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme, kah mesi prillit është Asambleja Parlamentare, dhe në fund të majit është mbledhja e këshillit të ministrave”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Red Bull Racing e ka nisur mbarë sezonin 2024 të…