Manastiri mbyllet pasi kryemurgesha bie në dashuri
28 nëntor 2019
| 12:21
Një manastir i bukur i shekullit të 17 është detyruar të mbyllet pasi një murgeshë 40-vjeçare, e cila ishte e famshme si person shumë energjik, ishte dashuruar dhe ishte lidhur me një banor të zonës.
Konventa e Etërve Kapuçini në Sansepolkro u mbyll përfundimisht, sipas faqes së tyre të internetit. Murgesha 40-vjeçare që e drejtonte u largua nga manastiri dhe aty kanë mbetur tani vetëm dy murgesha fillestare dhe një 80-vjeçare.