MANASTIRI – VENDLINDJA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE ËSHTË NË MAQEDONINË E VERIUT

16 nëntor 2023 | 11:39

Ismet Sylejmani

Qyteti i Manastirit aty ku e ka vendlindjen Gjuha Shqipe, aty ku i filloi punimet Kongresi i Gjuhës Shqipe, aty ku u përzgjodhën përfundimisht gërmat euroatlantike për shkrimin e shqipes, është në Maqedoninë e Veriut!
Në vitin 1908, në qytetin shqiptar të Manastirit në Maqedoninë e Veriut, u arrit vendimi i madh historik, populli, Atdheu dhe Kombi shqiptar, përfundimisht u bë me alfabet të tij, më të cilin shqipja e shkruar do t’i drejtohej gjithë globit, miqve e armiqve!
Pas coptimit të trojeve shqiptare dhe pas padrejtësive të mëdha e të shumta ndaj popullit, Atdheut e Kombit tonë, Manastiri, qyteti i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ashtu sikur edhe qytetet tjera shqiptare, iu nënshtruan dhunës dhe terrorit, reprezaljeve, gjenocidit dhe asimilimit të pashembullt në mes të Europës, nga Serbia pushtuese dhe aleatet e saj antishqiptar!

Manastiri, Qyteti i Shkronjave Shqipe, përjetoi të gjitha të zezat e mundshme nga armiqt e kundërshtarët e popullit shqiptar!
Ky Qytet i shenjtë e i shtrenjtë për Kombin tonë, ishte pre e goditjeve të panumërta e të pandërprera të armiqëve të përbetuar të qenies shqiptare!
Të gjitha kryengjarjet e mëdha të Kombit tonë, historikisht janë nderuar jo vetëm për vlerën e tyre, por edhe në vendin e tyre, me perjashtim të qytetit të Manastirit!
Gjithmonë janë nderuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Qyteti i Prizrenit, i quajtur qyteti i Lidhjes, Shpallja e Pavarësisë Shqipërisë në Vlorë dhe Qyteti i Vlorës, i quajtur qyteti i Flamurit, është nderuar e respektuar gjithmonë Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, por nuk ka pasur mundësi edhe nderimi i këtij suprevenimenti në qytetin e tij të lindjes në Manastir, pra ka mungur nderimi për Qytetin e Shkronjave!
Ashtu sikur dihet, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, ishte një nga laboratorët më të mëdhenj të kursit titist antishqiptar, e cila në llupën e saj të eksperimenteve antishqiptare kishte edhe vendlindjen e Shqipes së shkruar Qytetin e Manastirit!
Manastiri – Qyteti i vendlindjes së Gjuhës Shqipe, normalitetit dhe nderimit meritor të historisë së madhe kombëtare që bartë mbi supe, ka filluar t’i kthehet, pas gjakut të derdhur për liri e barazi të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, dhe pas fitores së madhe të luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!
Qyteti prej nga e nisën rrugën e tyre Shkronjat e arta të alfabetit latin të Gjuhës Shqipe, në epokën e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, po përjeton lulëzimin dhe nderimin më të madh në historinë e popullit shqiptar!
Ditë të mëdha e të mira do të vijnë për Qytetin e Alfabetit, për të ardhmen e ndritur e me dinjitet të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Luginë, Mal të Zi dhe kudo në trojet shqiptare e nëpër botë, sepse bashkimi i shqiptarëve në Ballkan, në çfardo varianti që do të arrihet, do të jetë fitore e madhe dhe realizim i ëndrrave dhe aspiratave të të parëve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë!
Këtë konstatim e vërteton Qyteti i Manastirit, i cili gjithnjë e më shumë po bëhet ashtu sikur ishte, e sikur duhet të jetë vendlindja e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, qendra e madhe e shqiptarizmës!

Prishtinë, 16 Nëntor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Produktet Samsung janë vlerësuar me çmimin e inovacionit CES® 2024,…