Manastirliu: 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksionohen në Kukës
21 mars 2021
| 11:59
Pesëqind mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës.
Kështu ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, ka shkruar Manastirliu.
Në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, të shtunën kishte filluar vaksinimi i punonjësve shëndetësorë nga Kosova.