Manastirliu akuzon opozitën: Nuk jeni duke e ndihmuar procesin e vaksinimit

04 nëntor 2021 | 11:23

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka akuzuar opozitën se nuk është duke e luajtur rolin e saj në atë që ajo e ka  quajtur garë me kohën për vaksinimin e popullsisë.

“Me keqardhje e them se gjuha konfuze, dykuptimësia në të folur, përdorimi i gjysmë të vërtetave dhe mbi të gjitha politizimi i një procesi që lidhet me jetën e qytetarëve nuk ndihmon në këtë drejtim”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, ajo se ka mjaftueshëm vaksina kundër Covidit.

“Vaksinimi po bëhet një sfidë e madhe. Jemi në garë me kohën. Për fat të keq në botën e sotme ka ardhur duke u mbytur zëri i shkencës, por ne nuk jemi ndalur në asnjë moment. Çdo qytetar që kërkon të vaksinohet e ka në dispozicion dhe falas. Kjo është përgjegjësia numër një dhe ne e kemi përmbushur”, është shprehur Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i…