Manastirliu: Më shumë se 3 600 fëmijë të lindur jashtë Shqipërisë përfituan bonusin e foshnjës
23 maj 2021
| 16:38
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se 3 mijë e 600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes, si ata në Shqipëri.
Manastirliu në llogarinë e vet në “Facebook” se ata kanë përfituar bonusin njësoj si çdo fëmijë që ka lindur në spitalet publike dhe jo publike në vend.
“Më shumë se 3 600 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, 40 000, 80 000 dhe 120 000 lekë të reja, njëlloj si çdo i fëmijë që ka lindur në spitalet publike ose jopublike në vend”, ka shkruar Manastirliu.