Manastirliu: Rihapje graduale e sistemit shëndetësor, nga 18 maji fillojnë operacionet e planifikuara

11 maj 2020 | 15:35

Nga 18 maj në Shqipëri do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare.

Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale atje , Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur rihapja graduale e sistemit shëndetësor.

“Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, ka thënë Manastirliu.

Duke theksuar se gjatë të gjithë kohës së epidemisë, janë garantuar të gjithë shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje, Manastirliu është shprehur se ndërhyrjet e planifikuara do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin.

Po ashtu, ajo ka thënë se është duke u vlerësuar rikthimi në normalitet edhe i spitalit Covid-12.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, ka thënë Manastirliu.

Në takimin me ministren e Shëndetësisë, kirurgët  janë shprehur se janë gati që shërbimi t’i rikthehen normailtetit, si fillim me kapacitete të reduktuara dhe më pas të vijojë puna normalisht në shërbim të qytetarëve.

“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjienën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, ka thënë prof. Arben Gjata./Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka njoftuar banorët e katër fshatrave të…