Manastirliu: Të shtunën vijnë edhe 40 mijë vaksina në Shqipëri  

15 prill 2021 | 13:01

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se të shtunën Shqipëria do të merr edhe 40 mijë doza të “AstraZeneca”.

Manastirliu ka thënë se këto doza Shqipëria i përfiton nga programimi “COVAX”.

Mes të tjerash, Manastirliu ka theksuar se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.

“Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë”, ka thënë Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Kastrati së bashku me dy motrat e saja (njëra…