Manchester City dhe Arsenal ndahen në paqe
31 mars 2024
| 19:33
Supersfida e fundjavës mes Manchester City dhe Arsenal është mbyllur në barazimin 0-0.
Pjesa e parë ishte e qetë, me ‘Qytetarët’ që pothuajse gjatë tërë kohës patën posedimin e topit, por pa arritur të krijojnë ndonjë rast konkret për gol.
‘Topçinjtë’ në anën tjetër patën dy mundësi shënimi përmes Gabriel Jesus, por braziliani nuk u tregua i saktë përballë portës.
Edhe në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta situatë, por asnjëra prej dy skuadrave nuk arritën të gjenin golin.
Me këtë rezultat, Manchester City ndodhet në vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e dytë me 65 pikë. Kreun e tabelës e mban Liverpool pas fitores ndaj Brighton, me 67 pikë.