Manchester City e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
29 qershor 2023
| 15:16
Kroati Mateo Kovaçiq, nga edicioni i ri do të luajë për Manchester Cityn.
Ai është prezantuar gjatë ditës së djeshme, duke e nënshkruar edhe kontratën.
Por, gjatë prezantimit ka ndodhur diçka jo e zakonshme.
“Citizens” ka paraqitur një hartë, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.
29-vjeçarin do të qëndrojë tek City deri në vitin 2027.
Nga shitja e kroatit, ish-klubi i tij Chelsea, do të përfitojë 30 milionë euro, plus pesë milionë euro bonuse.