Manchester City ka siguruar përforcimin e ri
30 korrik 2020
| 13:23
Manchester City ka paraqitur ofertë me vlerë prej 41 milionë funte për mbrojtësin Nathan Ake e cila është pranuar nga Bournemouth.
Bisedimet mes klubeve për reprezentuesin holandez kishin filluar para përfundimit të sezonit në Premier Ligë, kurse pas rënies së Bournemouth nga elita e futbollit anglez pothuajse është konfirmuar largimi i 25 vjeçarit.
Ake iu bashkua Bournemouthit nga Chelsea për 20 milionë funte më 2017 dhe spekulohej me rikthim në Stamford Bridge.