Manchester City mohon largimin e Guardiolës
23 maj 2019
| 16:14
Në Itali disa media dhe gazetarë, po e bëjnë të kryer faktin se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit dhe do të zyrtarizohet në fillim të qershorit.
Por, nga ana tjetër Manchester City i dëgjon këto zëra dhe nuk u beson aspak. Sipas tabloidit “The Sun”, skuadra angleze i quan këto zëra qesharak dhe është shumë e qetë, për të ardhmen e trajnerit të saj. Klubi nuk i beson aspak këtyre spekulimeve që vijnë nga Italia dhe në kampin e tyre mbizotëron qetësia, pasi sipas tyre Guardiola nuk do të lëvizë.
Nga ana tjetër në Itali po bën bujë se Guardiola është trajneri i ri i Juventusit. Publiku dhe tifozeritë tashmë nuk dinë se çfarë të besojnë dhe vetëm koha do të tregojë, se cila do të jetë e ardhmja e teknikut spanjoll.