Manchester United merr vendimin final për të ardhmen e Sanchos, edhe nëse largohet Ten Hag
Manchester United kanë besim se do të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmundin për shitjen përfundimtare të Jadon Sanchos.
Sancho u rikthye tek Dortmundi në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, pas një përleshje me trajnerin Erik ten Hag.
Gjiganti gjerman nuk ka një klauzolë blerje në marrëveshjen me ‘Djajtë e Kuq’, që do të thotë se Sancho do të rikthehet tek United më datë 1 korrik.
Por, bordi i klubit është i vendosur për të shitur Sanchon, dhe besojnë se një marrëveshje lidhur me çmimin e tij mund të arrihet me Dortmundit.
Sancho e ka gjetur formën e tij më të mirë që prej rikthimit në Gjermani, duke ndihmuar klubin që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë, që prej thuajse 1 dekade.
Reprezentuesi anglez e ka pranuar në daljet e tij publike se po i pëlqen jeta tek Dortmundi dhe se e sheh të ardhmen e tij afatgjatë larg United.
Kujtojmë se ai ishte transferuar në ‘Old Trafford’ në vitin 2021 për shumën e 73 milionë eurove.
Aksionari i ri i klubit Sir Jim Ratcliffe do të kërkojë të paktën 45 milionë euro për shitjen përfundimtare të 23-vjeçarit, ndërsa kjo shumë mund të rritet varësisht nga paraqitjet e tij në fushë./Telegrafi/