Manchester United nuk pranon asnjë ofertë për Pogban
Mancheter United nuk ka marrë ndonjë ofertë për mesfushorin Paul Pogba para afatit kalimtar dimëror.
28-vjeçari ka edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur në “Old Trafford” dhe shenjat tregojnë se nuk do ta rinovojë kontratën, përcjellë lajmi.net.
Sipas “Manchester Evening News”, trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick është gati ta lejojë Pogban të largohet gjatë dimrit, por “Djajtë e Kuq” ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë serioze për francezin.
Raporti shton se Man United nuk ishin në gjendje të transferonin qendërmesfushor në verë, ngase vendosën të bënin prioritet transferimet si Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo, duke shpenzuar me 100 milionë euro në proces.
Man United ishte i interesuar për yllin e West Ham, Declan Rice dhe atë të Rennes, Eduardo Camavinga (tani lojtar i Real Madridit), por dështoi t’i transferonte shkaku i gjendjes financiare.
Me Jesse Lingard dhe Juan Mata që priten të largohen verën tjetër si agjentë të lirë, Rangnick shpreson në ardhjen e ndonjë mesfushori gjatë janarit.
Pogba që është i lidhur me Real Madrid dhe PSG nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga tetori.