Mançini: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

01 tetor 2021 | 15:32

Portieri Gianluigi Donnarumma startoi në ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt.

Në shumicën e ndeshjeve tjera Mauricio Pochettino po i beson vendin e titullarit Keylor Navas e në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i “Azzurëve”, Roberto Mançini.

“Donnarumma luajti një lojë të mrekullueshme kundër Manchester City. Ai është portieri më i mirë në botë dhe edhe nëse PSG tashmë ka një portier tjetër të lartë, nuk mendoj se Donnarumma do të kalojë shumë kohë në stol”, ka thënë Mançini. Italiani u transferua te PSG-ja në afatin kalimtar të verës si futbollistë i lirë, ndërsa tani është ftuar nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjes e Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një histori e bukur dashurie vjen nga një çift shqiptaro-brazilian.…