Mançini: Dua finalen e Ligës së Kombeve
Trajneri Roberto Mançini insiston se dëshiron që Italia të luajë futboll të bukur dhe të arrijë finalen e Ligës së Kombeve.
“Axurrët” rikthehen në fushë me 4 dhe 7 shtator me ndeshjet kundër Bosnjës dhe Holandës.
“Ne kemi bërë shumë mirë deri tani dhe shpresoj të bëjmë më mirë në vazhdim. Shpresoj të shikoj Italinë të luaj futboll të bukur dhe të arrij finalen e Ligës së Kombeve. Kam thirrur më shumë lojtarë se zakonisht pasi nuk e di gjendjen e disa prej tyre. Ne na mungon një lojtar i rëndësishëm si Verrati, ndërsa Jorginho presim të na bashkohet. Megjithëse ende nuk e dimë gjendjen e tij”, ka thënë Mançini.
Jorginho është në izolim për momentin pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid-19. Më pas trajneri i Italisë foli edhe për fazën e sulmit. “Në sulm ne kemi shumë opsione. Immobilen, Belottin, Kaputon, Moise Ken apo Lazanjën”, ka shtuar Mançini.