Mançini, gati ta lë Arabinë Saudite për një ekip në Evropë

15 mars 2024 | 16:26

Roberto Mançini mund të kthehet në një klub, duke u larguar nga Arabia Saudite këtë verë. Nuk dihet nëse ai do të ketë edhe rol të dyfishtë si trajner i kombëtares.

Lajmi i bujshëm vjen nga Anglia, konkretisht nga faqja e specializuar e tregut të transferimeve “Hitc.com”, e cila nënvizon se si ish-trajnerit të kampionit të Evropës në fuqi, Italisë, mund t’i ofrohet një punë si trajner i Newcastelit në vend të Edie Hove. Menaxhmenti teknik i këtij të fundit deri në këtë pikë e ka lënë të pakënaqur fondin PIF, që zotëron klubin anglez në fjalë. Vetë fondi arab, ndër më të mëdhenjtë në botë dhe me një pasuri totale të vlerësuar mbi 776 miliardë dollarë, mund ta shfrytëzojë qartësisht lidhjen e dyfishtë me Arabinë Saudite për t’ia ofruar Mançinit vendin e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Prof. dr. Sabit SYLA & Prof. dr. Hamit KABA…