Mançini lë jashtë Balotelin dhe rikthen në kombëtare Xhovinkon

05 tetor 2018 | 17:25

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka bërë publike listën për 2 ndeshjet e muajit tetor, miqësoren ndaj Ukrainës dhe përballjen ndaj Polonisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mançini ka rikthyer në kombëtare, Verratin, Xhovinkon dhe Açerbin. Në kombëtare për herë të parë është thirrur edhe sulmuesi i Sampdorias, Kaprari.

Lista e futbollistëve

Portierë: Kranjo, Donarumma, Perin, Sirigu.
Mbrojtës: Açerbi, Biragi, Bonuçi, Kielini, Krishito, D’Ambrosio, Emerson Palmeri, Florenci, Romanjoli.
Mesfushorë: Barela, Bernardeski, Bonaventura, Galiardini, Zhorzhinjo, Pelegrini, Verrati.
Sulmues: Berardi, Xhovinko, Kaprari, Kieza, Kutrone, Imobile, Insinje, Zaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Naim Jakaj, dhe anëtari…