Mançini: Lëndimi i Spinazzoles, nxiti fitoren e Italisë
Roberto Mançini thotë së lëndimi i Leonardo Spinazzola i dha Italisë motiv për fitore në EURO 2020.
Në dokumentarin Sogno Azzurro në RAI 1 shfaqen disa pamje te reagimit të ekipit pasi Spinazzola u tërhoq gjatë çerekfinales me Belgjikën. Menjëherë u duk se ishte një lëndim shumë serioz kur ai papritmas ndaloi vrapimin dhe fillojë të qajë.
Ai u diagnostikua me një këputje të tendinin të Akilit kështu dhe është operuar brenda 48 orëve pra menjëherë pas ndeshjes, kjo bëri qe ai të largohet gjashtë deri në nëntë muaj larg ndeshjeve.
“Spina ishte mbrojtësi më i mirë në EURO, ai nuk e meritonte këtë lëndim serioz gjatë një loje kaq të rëndësishme”, tha Mancini për dokumentarin.
“Ishte një moment i vështirë për të gjithë ne dhe tani kemi diçka më shumë për të na bërë të fitojmë këto Euro, për ta bërë atë për të, pasi tani ai nuk mund të bëjë asgjë më shumë për ekipin.”
Pamjet e Spinazzola të përqafuar nga shokët e tij të skuadrës u treguan tashmë kudo në mediat sociale.