Mançini: Merituam një barazim
24 mars 2023
| 11:25
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini kërkon të shoh përpara, Anglia ishte thjesht pengesa e parë, më e forta. Trajneri italian nuk është i kënaqur se e nisën me humbje, por ka thënë se rruga është e gjatë. Sipas Mançini barazimi do të ishte rezultat real në këtë ndeshje.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Pësuam dy gola nga goditje standarde, por më pas, në pjesën e dytë morëm kontrollin dhe dominuam, e meritonim të barazonim. Na vjen keq që e nisëm kështu, por rruga është ende e gjatë”, u shpreh Mançini duke bërë më pas edhe një koment për Retegiu, një nga detajet pozitive të Italisë në këtë premierë: “Ka vetëm tre ditë me ne, ka nevojë të njihet me shokët dhe me futbollin italian, i duhet kohë”.