Mançini: Ndaj Spanjës do të jetë e vështirë
Itali-Spanjë vjen sërish për tifozët e futbollit të bukur, një ndeshje që premton spektakël. Nuk luhet më për një biletë për në finalen e “Euro 2020” por për finalen e Ligës së Kombeve.
Për Roberto Mançini rëndësia është e njëjtë, gjithashtu shkalla e vështirësisë: “Do të ishte fantastike të fitojmë Ligën e Kombeve menjëherë pas evropianit, gjithashtu do të siguronim një biletë përpara kohë për në Botëror, por nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Mançini në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.
“Spanja ka qenë skuadra që na vendosi më shumë në vështirësi në ‘Euro 2020’. Është e fortë dhe ka lojtarë shumë të mirë, do të jetë një ndeshje e bukur. Ata janë të zonë në qarkullimin e topit ndërsa ne nuk kemi pasur kohën e mjaftueshme për të arritur në nivele të tilla por këtë herë do të jetë ndryshe”, ka shtuar trajneri i Italisë duke u ndalur në fund tek dy individë që ka në dispozicion, Donnarumma dhe Chiesa: “Donnarumma ka nisur të luaj shumë i ri dhe ka shumë cilësi. Ai po përmirësohet vit pas viti dhe dëshiron të konsiderohet si portieri më i mirë në botë, ishim me fat që e kishim në ‘Euro 2020’. Mendoj se Frederico mund të rritet akoma. Po përmirësohet në shumë aspekte, ka cilësi të mira atletike dhe taktike. Duhet të rritet në mentalitet dhe të gjejë stabilitet”.