Mançini pritet të emërohet trajner i Arabisë Saudite
24 gusht 2023
| 13:24
Roberto Mançini duket se nuk do të rrijë gjatë pa punë. Trajneri italian ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për ta drejtuar këtë Kombëtare në vitet në vazhdim.
Mediet italiane i kanë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes, ndërsa janë të bindura se oferta stratosferike e arritur nga sauditët po del që ka qenë arsyeja e vendimit të tij për të dhënë dorëheqje nga Kombëtarja e Italisë. Pra, mediet italiane e kanë thumbuar trajnerin, duke shkruar se “Arabia Saudite paska qenë arsyeja personale e dorëheqjes…”.
Mançini do të shkojë në Lindjen e Mesme me stafin e tij historik, ndërsa pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026. Ish-trajneri i Interit në këtë periudhë trevjeçare do të paguhet plot 90 milionë euro.