Mançini publikon listën, ‘harron’ Balotellin dhe Donnarumman
28 maj 2019
| 13:56
Roberto Mançini, trajneri i kombëtares italiane, ka shpallur listën e të grumbulluarve, për dy ndeshjet ndaj Greqisë dhe Bosnjës, në kuadër të kualifikuesve të Evropianit.
Në këtë listë ishin gjithsej 33 lojtarë, të cilat do të mblidhen në datën 1 qershor, në qendrën stërvitore në Koverçiano. Bie në sy rikthimi i Belottit në sulm për Italinë dhe mbetet sërish jashtë Mario Balotelli.
Jashtë kësaj liste ka mbetur dhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili ishte i pafat për shkak të një dëmtimi.