Mancini publikon listën, rikthehet Balotteli
Ka nisur edhe ‘era’ Mancini për Italinë, me teknikun e sapoemëruar që ka bërë publike listën me 30 lojtarët që do të grumbullojë në debutimin e tij me 3 ndeshje miqësore.
Bie në sy, ashtu siç pritej, rikthimi i Mario Balotellit, ndërsa janë lënë jashtë disa emra të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Gigi Buffonin dhe Daniele De Rossin, raporton “tch”.
Italia do të luajë 3 miqësore, fillimisht me Arabinë Saudite më 28 Maj, në St. Gallen të Zvicrës, më pas në 1 Qershor me Francën, në Nicë dhe më 4 Qershor me Holandën në Torino.
Lista e futbollisteve
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Torino);
Mbrojtës: Leonardo Bonucci (Milan), Mattia Caldara (Atalanta), Domenico Criscito (Zenit San Pietroburgo), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zappacosta (Chelsea);
Mesfushorë: Daniele Baselli (Torino), Giacomo Bonaventura (Milan), Bryan Cristante (Atalanta), Alessandro Florenzi (Roma), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Napoli), Rolando Mandragora (Crotone), Claudio Marchisio (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Mario Balotelli (Nizza), Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Matteo Politano (Sassuolo), Simone Verdi (Bologna), Simone Zaza (Valencia).