
Mançini rinovon kontratën me Italinë
15 tetor 2019
| 12:26
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, e ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Italisë.
Ai me rinovimin e kontratës që i skadonte pas “Euro 2020”, do të jetë në krye të Italisë deri në verën e vitit 2022. Rinovimi i kontratës së Mançinit ka ardhur pas kualifikimit të Italisë në “Euro 2020”.
Në këto eliminatore Italia ka regjistruar shtatë fitore në po aq ndeshje.