Mançini rrezikon shkarkimin, Zidane ëndrra e madhe e sheikëve
22 tetor 2024
| 16:37
Roberto Mançini braktisi stolin e Italisë për një kontratë sheikësh, pranoi ta drejtojë Arabinë Saudite, por gjërat nuk po shkojnë ashtu si tekniku “azzurr” shpresonte, të paktën jo në aspektin sportiv.
1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, një humbje kundër Japonisë dhe një barazim 0-0 përballë Bahrejn janë shifra që dënojnë Mançinin. Drejtuesit e Federatës së Arabisë Saudite nuk janë aspak të kënaqur me këtë rendimet, por as me sjelljen e tij ku së fundmi u kap edhe me tifozët.
Sipas medieve, Mançini mund të shkarkohet nga stoli i ekipit përfaqësues.