Mançini: Spanja një ekip i shkëlqyer, duhet të përgatitemi për finale

07 korrik 2021 | 11:44

Trajneri Roberto Mançini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e “Euro 2020”, por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë.

“Azzurrët” shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat në 1-1.

“Penalltitë janë mizore. Ishte një kundërshtar i vështirë, Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që luan shumë mirë. Ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, por luftuam fort dhe e dinim se do të ishte kështu. Ata na shkaktuan probleme me këtë ndryshim, por më pas morëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ne e dinim që nga fillimi që Spanja ishte zotëruesi i posedimit, kështu që ata do të na bënin probleme, por na duhej të rregullonim dhe të luftonim fort”, ka thene Mançini.

“Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund vetëm të sulmojnë. Të dyja kishim raste, të dyja janë skuadra të shkëlqyera, të gjitha ekipet mbrojnë, jo vetëm italianët. Meritat i takojnë djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”, ka shtuar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali…