Mançini: Do të rikthej Balotellin dhe Pirlon
15 maj 2018
| 13:21
Roberto Mançini është prezantuar si trajner i Italisë. Ai ka detyrën e vështirë, të ringrejë kombëtaren në nivelet e kërkuara. Kushti i parë është “Euro 2020”.
“Jam i emocionuar. Nuk të ndodh në karrierë të jesh trajner i kombëtares së vendit tënd. Dua të flas me Balotellin dhe do ta grumbullojmë. Shpresojmë të shfaq nivelet që ka pasur në kohën e Prandellit. Gjithashtu do të bisedoj edhe me Pirlon”, u shpreh Mançini. Dy rikthime të fuqishme që do të jenë një pikënisje e mirë. Pirlo duket se do të ketë një rol në stafin teknik.