Mançini: Zhgënjimi më i madh në karrierë

25 mars 2022 | 11:20

Italia është mposhtur nga Maqedoninë e Veriut (0-1) në “play-off” dhe nuk arriti të vazhdonte rrugëtimin e tyre për në Botëror.

Roberto Mançini, pas ndeshjes është shfaqur shumë i tronditur, teksa e quan një nga zhgënjimet më të mëdha në karrierën e tij, ndërsa theksoi se fati ishte kundër kombëtares së tij në këtë Botëror, pasi nuk duhej të ishin fare në fazën “play-off” pasi duhej të ishin kualifikuar që nga grupet.

“Nëse fitorja e Evropianit në korrik ishte gëzimi më i madh i imi në aspektin profesional, kjo është padyshim zhgënjimi më i madh. Shpesh në futboll ndodhin gjëra të pabesueshme, ndoshta as nuk duhej të ishim në ‘play-off’. Sonte bëmë gjithçka që të mundoheshim të fitonim, as nuk mund të flitet për ndeshjen… Fitorja e Evropianit ishte super e merituar, kemi luajtur shumë mirë. Le të themi që fati i cili na ka ndjekur pak në Evropian, u transformua në mungesë të plotë fati në rrugëtimin drejt Botërorit. Kjo skuadër ka lojtarë të mirë, më vjen shumë keq për ta. Në aspektin njerëzor, i dua më shumë djemtë sot sesa në korrik, ky është një moment vështirësie”, ka thënë Mançini.

“E ardhmja ime? Do të shohim, është e vështirë të flasësh tani për javët dhe muajt e ardhshëm. Duhet të lejojmë të kalojë pak kohë, pasi zhgënjimi është shumë i madh. Kjo skuadër, sipas meje, mund të ketë një të ardhme të madhe”, ka shtuar Mançini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë…