Mançini zyrtarisht largohet nga Zeniti
13 maj 2018
| 18:23
Roberto Mançini zyrtarisht ka përfunduar kontratën e tij me Zenitin, për të krijuar mundësinë që të nënshkruajë për Italinë.
Vendimi u njoftua zyrtarisht mëngjesin e së dielës. “Zeniti dhe Roberto Mançini janë pajtuar për t’i dhënë fund kontratës së trajnerit. Kontrata do të mbyllet me pajtim të dyanshëm, pa kompensime. Kontrata e Mançinit me Zenitin përfundon më 14 maj 2018”, ka thënë klubi duke i uruar sukses trajnerit italian. Mançini pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Italinë, me opsionin për dy vjet të tjera.