Mandl ia dorëzon Haradinajt raportin për zgjedhjet lokale
04 shkurt 2022
| 12:13
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim eurodeputetin Lukas Mandl, udhëheqës i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Me kënaqësi pranova nga ai raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të mbajtura në tetor dhe nëntor 2021, me dakordimin se zgjedhjet lokale të Kosovës, janë shembull për rajonin sa i përket organizimit të zgjedhjeve. E sigurova z. Mandl, se rekomandimet në raportin e tij, do të shqyrtohen me kujdes nga AAK-ja, dhe me seriozitet do të ndërmerren veprime për implementimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.