Mandl, kandidat për deputet në Parlamentin Evropian, shqiptarët i dalin në përkrahje
07 prill 2024
| 13:30
Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Mandl ka bërë thirrje për liberalizim të vizave, e po ashtu për anëtarësim të Kosovës në KiE. Andaj, vlerësohet si një nga miqtë më të mire evropianë të Kosovës.
Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.
Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë.
Ky event mbështetet nga Shoqata “17 shkurti”.