Mandzukiqi largohet nga Milani  

24 maj 2021 | 16:13

Sulmuesi Mario Mandzukiq ka konfirmuar se do të largohet nga Milani.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen, nëpërmjet rrjetit social, “Instagram”, ka bërë me dije se do të largohet nga Milani pas gjashtë muajve. Kroati regjistroi 10 paraqitje në Serie A, por nuk mundi të shënojë gol.

“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm. Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen”, ka thënë Mandzukiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e…