Mandzukiqi preferon Italinë para Anglisë
03 nëntor 2020
| 12:04
Mario Mandzukiq është ende pa skuadër. Sulmuesi kroat ka disa oferta, por ende duket i pavendosur për destinacionin e ri teksa mësohet se e fundit që ka refuzuar është nga Premierë Liga.
Aston Villa ishte gati ta afronte 34-vjeçarin me një ofertë e cila është kthyer mbrapsht dhe mesa duket sulmuesi dëshiron të luajë sërish në Serinë A.
Janë disa klube italiane që e duan lojtarin dhe së shpejti mund të ketë të reja mbi të ardhmen e tij por, gjithashtu, nuk përjashtohet as kalimi i kroatit në Major League Soccer.