Mandzukiqi refuzoi një ofertë nga Kina
18 janar 2019
| 11:12
Mario Mandzukiq po vazhdon fazën rehabilituese dhe pritet që të kthehet në fund të muajit në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri.
Ndërsa klubi i Juventusit dhe drejtuesit po përgatisin edhe rinovimin e kontratës për kroatin, e cila pritet të ketë skadencën 2022, nga Kina ka mbërritur një ofertë faraonike për nënkampionin e botës.
Klubi i interesuar për shërbimet e Massimiliano Allegri është Shangai SIPG, të cilët i kanë ofruar 16 milionë euro neto si pagë, për tri sezonet e ardhshme, por burime pranë futbollistit, përveçse pranojnë ofertën, nënvizojnë gjithashtu se numri 17 i Juventusit e ka refuzuar atë pa u tunduar aspak.