Mandzukiqi: Unë dhe Ibra do t’i frikësojmë të gjithë
Mario Mandzukiqi është prezantuar te Milani në një konferencë të gjatë për shtyp ku ka prekur shumë tema. Sulmuesi kroat i ka cilësuar të rinjtë e Milanit si luftëtarë.
“Isha duke u përgatitur për këtë mundësi prej disa kohësh. Ka një atmosferë të mirë në Milanello. Milani po bën një punë të shkëlqyer, duke qenë të parët në renditje. Dua të jem gati menjëherë për ta ndihmuar ekipin. Është një ekip i ri, por të gjithë janë luftëtarë të rinj. Gjithkush bën punën e tij. Unë jam një profesionist që gjithmonë jep gjithçka. Nëse të rinjtë më ndjekin unë jam i lumtur”, ka thënë Mandzukiqi.
“Jam stërvitur fort gjatë muajve të fundit. Nëse nuk do të ndihesha i gatshëm nuk do të kisha pranuar të vija në një klub të shkëlqyer si Milani. Pa dyshim që do të më duhen disa ditë për t’u njohur me shokët e mi të skuadrës, por unë jam i gatshëm ta jap kontributin tim kur trajneri më thërret. Unë dhe Ibra do të japim përvojë dhe do t’i frikësojmë të gjithë”, u shpreh Mandzukiqi.