Mane: Do të shënoj më shumë gola
21 tetor 2019
| 14:59
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane insiston që mund ta ndihmojë akoma më shumë ekipin e tij duke shënuar.
Mane ka shënuar 50 gola në 100 ndeshje për “Reds”. Mirëpo, senegalezi nuk e ka plan të ndalet, pasi beson që mund të arrijë më shumë.
“Nuk është keq, e di që mund të bëj më shumë. Jam i lumtur me çfarë kam arritur, jam krenar që kam shënuar 50 gola me Liverpool. Nuk do të ndaloj, do të vazhdoj të shënoj më shumë gola”, ka deklaruar ai.
Liverpooli barazoi me Manchester United në “Old Trafford”, duke mbetur ekipi i vetëm pa humbje në kampionatin anglez. Madje edhe Mane shënoi një gol, por iu anulua për prekje topi me dorë nga sistemi VAR.