Mane: Duam titullin dhe Ligën e Kampionëve
Sadio Mane ka zbuluar objektivat sezonal të Liverpoolit. Gjithashtu senegalezi flet edhe për marrëdhënien me trajnerin Jurgen Klopp dhe “rivalitetin” me Salahin.
Në një intervistë për “Marca”, ai shprehet se ekipi do të bëjnë të pamundurën të fitoj kampionatin, që mungon që prej 1990 te Liverpooli. “Është sfidë e madhe. Ky është dhe shkaku se pse klubi ka firmosur me lojtarë të mëdhenj. Duam të bëjmë diçka të veçantë pa presion të tepërt. Të gjithë flasin për ne por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Është ende herët për të folur për trofe, sepse jemi në fillim të sezonit. Objektivi ynë është titulli dhe Liga e Kampionëve”, ka thënë Mane.
“Kloppi është një person që e dashuron atë që bën. Ai të motivon dhe përmirëson në çdo moment. Krijon një lidhje të veçantë me futbollistët dhe kjo është një shtysë e madhe. Jam rritur shumë në drejtimin e tij dhe jam i lumtur që e kam trajner”, ka shtuar Mane, i cili flet edhe për idhullin e tij në futboll: “Idhulli im ka qenë Ronaldinho dhe jam frymëzuar nga ai. Për momentin nuk kam ndonjë lojtar të veçantë që e admiroj, por janë një grup futbollistësh që unë i ndjek për tu përmirësuar”.
Ndërsa në lidhje me Salahin, mane ka thënë se është me i shpejtë se sulmuesi egjiptian. “Unë jam më i shpejtë se ai. Nëse do të garonim do të fitoja unë. Në distancë të shkurtër ai është më i shpejtë, por në 100 apo 200 metra fitoj unë”, ka deklaruar Mane.