Mane edhe zyrtarisht jashtë Botërorit
18 nëntor 2022
| 11:17
Kombëtarja e Senegalit por edhe gjithë dashamirësit e futbollit janë njohur me një lajm të keq mbrëmjen e së enjtes.
Trajneri i kombëtares së Senegalit bëri të ditur për mediet se asi i Bayern Munchen, Sadio Mane, nuk do të jetë pjesë e skuadrës në Botërorin e “Katar 2022”, për shkak se nuk është rikuperuar nga dëmtimi.
Mane u lëndua me Bayernin në javën e parafundit përpara pauzës së Botërorit, por sërish ai u thirr nga trajneri Sise, i cili tashmë duhet ta zëvendësojë me një tjetër lojtar. Kujtojmë që senegalezët kishin shpresa të mëdha deri në fund për të parë Manen në fushë, madje disa prej tyre shkuan edhe tek shtriganët për të bërë magji.